Përfaqësuesja “A” e Maqedonisë së Veriut në futboll, më 7 shtator 2024 fillon edicionin e ri të garave në UEFA Liga e Kombeve, ku në grupin C, ështe me Ishujt Faroe, Armeninë dhe Letoninë. Federata Europiane e futbollit UEFA, tashmë ka shpallur datat e ndeshjeve dhe stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet e edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
Kombëtarja jonë në Ligën C do të luajë me kombëtaret e Armenisë, Ishujve Faroe dhe Letonisë. Të gjitha ndeshjet e GRupit C, Maqedonia e Veriut si nikoqire do ti luaj në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup, ndërsa ndeshjet si mysafirë do ti zhvillon në qytetet Torshavn (Ishujt Faroe), Riga (Letoni) dhe Jerevan (Armeni).
Orari i ndeshjeve të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve:
7 shtator – Ishujt Faroe – Maqedoni
(Torsvalur, Tórshavn, ora 15:00)
10 shtator – Maqedoni – Armeni
(“Todor Proeski”, Shkup, ora 20:45)
10 tetor – Letoni – Maqedoni
(“Skonto”, Riga, ora 18:00)
13 tetor – Armeni – Maqedoni
(“Stadiumi Republikan”, Jerevan, ora 18:00)
14 nëntor – Maqedoni – Letoni
(“Todor Proeski”, Shkup, ora 20:45)
17 nëntor – Maqedoni – Ishujt Faroe
(“Todor Proeski”, Shkup, ora 15:00)
Nga ky edicion i Ligës së Kombeve, dy kombëtare nga çdo grup kualifikohen në çerekfinale me rivalë nga gara e tyre.