Mbrëmë janë kthyer në ndeshjet e raundit të para fundit të Ligës së Kombeve , Franca mori fitoren e parë në Grupin 1 të Ligës A teksa mposhti në shtëpi me rezultatin 2-0 Austrinë. Autor të golave ishin Mbappe dhe Olivier Giroud.
Falë golit të tij kundër Austrisë, Olivier Giroud bëhet sonte, në moshën 35 vjeç e 357 ditë, golashënuesi më i vjetër i ekipit francez, duke kaluar Roger Marche (35 vjet e 287 ditë në dhjetor 1959 kundër Spanjës).
Per Giroudi cili ka 113 paraqitje për Francën ka shënuar 49 gola me apo dy më pak seThierry Henri qe eshte golashenuesi me 51 gola.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Kroacia mposhi Danimarkën 2-1 dhe ngjitet në pozitën e pare me 10 pikë, para Danimarkës që ka nëntë, Franca pesë dhe Austria katër pikë.
Ndërkohë, në Grupin 4 të Ligës A, Holanda triumfoi në transfertë me rezultatin 0-2 ndaj Polonisë në falë golave të Gakpo dhe Bergwijn. “Tulipanët” ruajnë kryesimin me 13 pikë, ndërsa i ndjek Belgjika me 10 pikë.. Belgjika mposhti me rezultatin 2-1, Uellsin. Në vendin e tretë të këtij grupi renditet Polonia me katër pikë, ndërsa në vendin e fundit është Uellsi me vetëm një pikë.