Në ndeshjen e pare të Ligës C, në grupin e 4, e vlefshme pë edicionin e tretë Liga e Kombeve, reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në transfertë “Huvepharma Arena” në Razgrad, barazoi me reprezentacionin e Bullgarisë me shifrat 1-1.
Bullgarët kaluan në epërsi në minutën e 12-të me golin e Despodovit, ndërsa reprezentacioni ynë barazoi me golin e Milan Ristovskit në minutën e 50-të. Gjatë 90 minutave lojë reprezentacioni I Maqedonisë kishte iniciativë më tepë posedonte topin dhe kishte disa raste për të shënuar por që fati ua ktheu shpinën.
Në ndeshjen tjetër të grupit 4, Gjerogjia mundi Gjibralltarin me rezultatin 4-0.
Në xhiron e dytë në Ligën C, grupi 4, të dielën takohen: Gjibralltari – Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria – Gjeorgjia.
/KlanMacedonia/