Liga e Kombeve: Armeni – RMV, “beteja” vendimtare për pozitën e parë në grup!

MILEVSKI DHE DIMITRIEVSKI OPTIMISTË PËR EPILOG POZITIV

Ndeshja e sotme kundër Armenisë është vendimtare në “betejën” për vendin e parë në grup. Maqedonia e Veriut është lidere me 7 pikë, tre më shumë se armenët.

Seleksionuesi Milevski u shpreh optimist para përballjes së sotme kundër Armenisë në Jerevan.

 “Si duket është bërë traditë që ndeshjet me Armeninë viteve të fundit të jenë vendimtare, kështu do të ndodh edhe tani. Si në çdo ndeshje, e  rëndësishme është se si do të dukemi në fushë. Unë edhe më parë kam thënë se ndeshjet mes Maqedonisë dhe Armenisë do të vendosin për pozitën e parë dhe ende e them këtë, por nëse përsërisim dy ndeshjet e fundit jam optimist” – tha  Milevski.

Në ekip rikthehen Zajkov dhe Serafimov që ishin pezulluar për shkak të kartonave. I pasigurtë mbetet paraqitja e mbrojtësit Visar Musliu, I cili duelin me Letoninë e përfundoi para kohe.  

Maqedonia e Veriut ka shansin të bëjë historinë, të lidh tri ndeshje pa pësuar gol. Edhe portieri Dimitrievski beson në potencialin e ekipit, kurse do të ishte I lumtur edhe me një fitore minimale.

„Çdo ndeshje e futbollit është e vështirë. Nuk ka asnjë kundërshtarë të lehtë. Gënjehen ata të cilët mendojnë se ishte lehtë kundër Letonisë dhe Ishujve Faroe apo ndonjë ekip tjetër. Unë i preferoj ndeshjet sfiduese. Kjo ndeshje  ndoshta është vendimtare për pozitën e pare në grup. Dhe nëse me fitore e sigurojmë vendin e pare le të jetë fitore minimale 0-1, por të jemi të parët” – tha Dimitrievski.

Maqedonia e Veriut renditet e para në grup me 7 pikë. Armenia ka 4 dhe në rast të pikëve të barabarta vendos dueli i ndërsjelltë, kurse edhe humbja minimale do të ishte e favorshme për Maqedoninë e Veriut.

Me Armeninë janë shënuar 14 ndeshje. Shtatë fitore ka Maqedonia e Veriut, katër armenët dhe tre ndeshje kanë përfunduar pa fitues.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share