Liga e Kampionëve: Mësohen emrat e 16 skuadrave të kualifikuara, shorti për fazën tjetër hidhet të hënën

Pas tetë ndeshjeve të raundit të gjashtë në grupet E,F, G dhe H, Liga e Kampioneve ka mësuar edhe emrat e fundit që kalojnë në fazën me eliminim direkt të turneut, ndërsa tanimë dihen emrat ekipeve në cilët vazo do të jenë për shortin që është caktuar të hidhet të hënën

Në shortin e të hënës, në vazon e skuadrave kryesore, të cilat ishsn fituese të grupit dhe si bonus kanë ndeshjen kthyese në fushën e tyre, vendosen Bajern Mynih, Arsenal, Real Madrid, Real Sociedad, Atletiko Madrid, Borusia Dortmund, Mançester Siti dhe Barcelona, ndërsa në vazon e dytë janë ekipet që ishin të dytat në grupet: Copenhagen, PSV, Napoli, Interi, Lazio, PSZH, RB Leipzig djhe Porto

Pas rezultateve të mbrëmshme kualifikimin e siguruan PSG dhe Porto, të cilat kanë shtuar emrin në vazon e dytë ku janë edhe Kopenhaga, PSV, Napoli, Inter, Lacio dhe Lajpcig.

Rezultatet e ndeshjeve të raundit të gjashtë në grupin: E,F,G dhe H: Antwerp – Barcelona 3-2, Atletico Madrid – Lazio 2-0, Borussia Dortmund – PSZH 1-1, Celtic – Feyenoord 2-1, Newcastle – AC Milan 1-2, Porto – Shakhtar 5-3, Crvena Zvezda – Manchester City 2-3, RB Leipzig – Young Boys 2-1

Ajo që bie në sy është se të katër skuadrat spanjolle janë në vazon kryesore, ndërsa të tre skuadrat italiane të kualifikuara janë në vazon e dytë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share