Nga dita e sotme zyrtarisht nisin garat Ligën e Kampionëve evropian për klube edicioni 2024/2025, ku kësaj do të garojnë edhe katër skuadra shqiptare dhe atë Egnatia e Shqipërisë, Struga Trim Lum nga Maqedonia e Veriut, Ballkani i Kosovës dhe Deçiqi i Malit të Zi që debuton në Ligën e kampionëve
Sot në fushë zbresin kampioni i Kosovës Ballkani dhe Deçiqi nga Mali i Zi
Skuadra e Deçiqit nga Tuzi në transfertë do të sfidojnë ekipin e TNS të Uellsit , ndeshje kjo që luhet në stadiumin Park Hall Oswestry, me fillim në orën 20:00.
Ndërkohë që po sonte në fushë do të zbresë edhe kampioni i Kosovës Ballkani që do të sfidojë po në transfertë skuadrën e UE Santa Coloma nga Andora
Kampioni I Maqedonisë së Veriut, nesër mbrëma përballet me kampionët sllovak Slovan Bratislava. Ekipi sonte do të zhvillon séancën e fundit stërvitore në stadiumin “Tehelné pole” ku edhe do të zhvillohet takimi nesër me fillim në ora 19:00.
Kampioni e Shqipërisë. Egnatia nesër me fillim në orën 21:00, do të sfidojnë kampionin e Bosnja e Hercegovina Boracin e Banja Lukës
Takohen
TVS – Deçqi sonte në ora 20:00
UE Santa Coloma – Ballkani sonte në orën 20:00
Slovan Bratislava – Struga Trim Lum nesër në ora 19:00
Borac – Egnatia , nesër në ora 21:00 /tvklan.mk