Liga e dytë: Voska Sport zyrtarisht kampion i sezonit 2022/2023, Gostivari i dyti ndërsa Vardari në balotazh

Me ndeshjet e javës së 30-të që u  zhvilluan sot zyrtarisht përfundoi kampionati 2022/2023 në Ligën e dytë. Voska Sport me 75 pikë zyrtarisht është kampion dhe së bashku me Gostivarin me 73 pikë në vendin e dytë siguruan kualifikim në Ligën e Parë. Vardari me 63 pikë  si ekipi i tretë do të luan në balotazh me Skopjen  për në vend në Ligën e parë. Nga ana tjetër Teteksi e tre fitoret e njëpasnjëshme në tre xhirot e fundit kundër Vardarit, Bellasicës dhe sot Arsimit, siguroi balotazh për të mbetur në Ligën e dytë, ndërsa Lokomotiva, Slloga dhe Boreci në kampionatin e ri do të jenë pjesë ligave të treta

Në ndeshjet e sotme ndoshta edhe nuk kishte ndonjë rezultat befasues pasi Voska Sport  ashtu siç edhe pritej shënoi fitore të thellë 5-1, kundër Borecit në Veles me çka edhe zyrtarizoi  titullin kampion  në Ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut . Voska Sport  në 30 ndeshjet e zhvilluara  ka shënuar 23 fitore, 6 barazime  dhe vetëm 1  humbje. Ka shënuar 84 gola dhe ka pranuar 25  duke  grumbulluar  75 pikë  që ia  siguruan  titullin kampion dhe kualifikimin në Ligën e Parë. Ky është sukses historik për këtë skuadër na qyteti i Ohrit, sukses për pronarin Nefi Huseini, trajnerin ambicioz Berat Imerin dhe futbollistët në krye me kapitenin Izair Emini.

 Në pozitën e dytë doli  KF Gostivari që nga 30 ndeshjet e zhvilluara  ka  23  fitore dhe  7 barazime (një ndeshje e ka humbur në tavolinë zyrtrisht) me gola averazh 71-11 dhe me 73 pikë të grumbulluara. Gostivari me këto rezultate siguroi kualifikim në Ligën e pare të futbollit vendor

Ekipi që renditet në pozitën e tretë Vardari i Shkupit në ndeshjet e fundit kampionale zhgënjeu  dhe mbeti në pozitën e tretë, pasi 19 fitore, 6 barazime dhe 5  disfata duke  grumbulluar 63 pikë. Vardari nëse do të kualifikiohet në elitën e futbollit vendor duhet të mund Skopjen në balotazh që do të luhet në stadiumin e qytetit në Kavadar

Kur  jemi te ekipet e Ligës së  dytë patjetër duhet theksuar se Besa e Dobërdollit është befasia e  kampionatit  pas u radhitë e  gjashta  me 15 fitore 3 barazime dhe  12 humbje me  gol-avarazh 43-29 dhe 48 pikë të grumbulluara. Ndërsa debutuesi në ligën e dytë Arsimi i Çegranit me 12 fitore, 4 barazime e 14 humbje me gol-averazh pozitiv 41-35 dhe me 40 pikë grumbulluara   doli e teta që paraqet  sukses të veçantë.    

Ndryshe  në xhiron e fundit ekipet vendase shënuan katër, një takim përfundoi me barazim, ndërsa në tre takimet tjera fitues dolën ekipet mysafire, ku u shënuan gjithsejtë 27 gola.

 Rezultatet e  xhiris  së 30-të

Arsimi – Teteksi 3-4, Boreci – Voska Sport 1-5, Detonit Pllaçkovica – Slloga 3-1, Karaormani – Gostivari 0-2, Kozhufi – Vardari 3-1, Llokomotiva – Besa 2-0, Ohri – Bellasica 3-0, Pelisteri – Kamenica Sasa 0-0.

Tabela përfundimtare e kampionatit në ligën e Dytë :

1. Voska Sport 75 pikë, 2.Gostivari 73, 3.Vardari 63, 4.Pelisteri 58, 5. Detonit Pllaçkovica 50, 6. Besa 48, 7.Ohri 41, 8. Arsimi 40, 9.Kozhufi 36, 10.Bellasica 35, 11.Karaormani 34, 12.Kamenica Sasa 31, 13.Teteksi 31. 14. Llokomotiva30, 15.Slloga 25, 16.Boreci 2 pikë/KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share