Liga e Dytë: Voska Sport një hapë pranë kualifikimit në elitën e futbollit

Voska Sport sot shënoi fitoren më të vështirë në këtë kampionat, por me vlerën më të madhe dhe  tanimë është një hapë pranë suksesit  historik  kualifikimin në Ligën e parë të futbollit. Në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, në lojë dramatike   Voska  sport me  golat e Alen Jahsarovskit  dhe  Ermedin Adem në minutat  shtesë të ndeshjes  mundën  Vardarin me  rezultatin 2-1. Golin e vetëm për Vardarin e shënoi Papulin në 41-të. Ndë theksuar  se  shkupjanët pjesën më të madhe të ndeshjes  e luajtën me një futbollist më pak  pasi Mishkovski  u ndëshkua me të kuq  që në pjesën e parë.  Voska Sport tani ka katër pike më tepër se Gostivari  dhe  gjashtë pike më tepër se  Vardari në pozitën e tretë.

Gostivari më fitoren e thellë kundër Kozhufit  5-1 tani ngjitet në pozitën e dytë  në renditjen  tabelore  me  gjasa  shumë reale  që së bashku më Voska Sport   të kualifikohen në Ligën e Parë. Pelisteri  pas  disfatës së sotme kundër Bellasicës në Strumicë përfundimisht  ka  humbur të gjitha  gjasat që së paku të luan në balotazh.  Në derbin e Pollogut, në stadiumin e Vrapçishtit , Besa e Dobërdollit mundi Arsimin e Çegranit  1-0.

Rezultate  e kompletuara të jabës së 25-të: Belasica – Pelister 2-1, Besa  – Arsimi 1-0, Kamenica Sasa – Ohri 2-1, Karaormani – Boreci 4-0, Gostivar – Kozhufi 5-1, Lokomotiva – Detonit Plaçkovica 1-4, Slloga Vinicë – Teteksi 1-1 dhe Voska Sport – Vardari 2-1.

Tabela: 1.Voska Sport 62 pikë, 2. Gostivari 58, 3.Vardari 56, 4.Pelisteri 50, 5.Detonit Pllaçkovica 44, 6.Besa 39, 7.Arsimi 36, 8.Bellasica 35, 9.Ohri 34, 10.Karaormani 34, 11.Kozhufi 30, 12.Llokomotiva 21, 13.Kamenica Sasa 21, 14.Slloga Vinicë 18, 15.Teteksi 15, 16.Boreci 2 pikë.

Java e  26-të zhvillohet të mërkurën me fillim në ora  16:00. Takohen: Arsimi – Gostivari, Boreci Llokomotiva Skup, Detonit Pllaçkovica – Kamenica Sasa, Kozhufi – Voska Sport, Ohri – Besa, Pelisteri – Karaormani, Teteksi – Bellasica dhe Vardari – Slloga Vinicë./KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share