Liga e dytë: Voska Sport me fitore kundër Ohrit mund të festojë kualifikimin në Ligën e Parë

Sot me fillim në ora 17:00, në program janë ndeshjet e javës së 28 në Ligën e dytë të futbollit vendor, ku edhe zyrtarisht mund të provohen dy skuadrat të cilat do ta sigurojnë kualifikim në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut si dhe skuadra e cila permes balotazhit do të mundohet të sigurojë kualifikim në elitë.

Më pranë kualifikimit në elitën e futbollit vendor është Voska Sport, e cila sot në përballjen me Ohrin me vetëm një pikë të fituar mund të zyrtarizojë kualifikimin.

Voska Sport nga 27 ndeshjet e zhvilluara ka të shënuara 21 fitore, 5 barazime dhe vetëm një humbje, me 70 gola të shënuar e 19 të pranuar dhe 68 pikë të grumbulluara

Skuadra e dytë më serioze për kualifikim në Ligën e pare, ekipi i Gostivarit është mysafir i Detonit Pllaçkovica. Për ekipin nga Gostivari opsion i vetëm është që të shënojë fitore nëse dëshiron të mbajë pozitën e dytë aktuale. Gostivari me 20 fitore dhe shtatë barazime me golavarazh 63-11 ka grumbulluar 64 pikë dhe është skuadra e vetme pa humbje, pos ndeshjes me Llokomotivën të cilën e humbi zyrtarisht.

Shpresa për kualifikim direkt në elitën e futbollit ka edhe Vardari, por çdo gjë varet nga rezultatet që do të shënojnë dy ekipet e para Voska Sport dhe Gostivari, ndërsa së pari duhet të kalojë sfidën e vetë kundër Teteksit. Vardari deri më tani ka 19 fitore, 5 barazime dhe 3 humbje duke grumbulluar 62 pikë, apo gjashtë më pak se Voska dhe 2 më pak se Gostivari.

Në ndeshjet tjera të javës së 28-të, ekipet vendase konsiderohen favorite si në Çegran, ku Arsimi pret Sllogën e Vinicës, Pelisteri kundër Llokomotivës dhe Karaormani ndaj Kamenica Sasa, ndërsa ekipet mysafire mund të pretendojnë suksese në Veles, ku Besa takohet me Borecin, dhe në Gjevgjeli, ku Kozhufi vendas përballet me Bellasicën

Liga e dytë, java e 28-të më 6 maj, në orën 17:00, takohen:

Arsimi – Slloga Vinicë

Boreci – Besa

Detonit Pllaçkovica – Gostivari

Karaormani – Kamenica Sasa

Kozhufi – Bellasica

Ohri – Voska Sport

Pelisteri – Llokomotiva Shkup

Vardari – Teteksi

Tabela: 1.Voska Sport 68 pikë, 2.Gostivari 64, 3.Vardari 62, 4.Pelisteri 53, 5.Detronit Pllaçkovica 47, 6. Besa 42, 7.Ohri 37, 8.Arsimi 36, 9.Bellasica 35, 10.Karaormani 34, 11.Kozhufi 30, 12.Llokomotiva 27, 13. Teteksi 22, 14. Kamenica Sasa 21, 15. Slloga Vinicë 18, 16.Boreci 2 pikë.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share