Derbi Besa – Gostivari përfundoi me barazim 1-1
Një fitore e vendasve, katër barazime dhe tre fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 19 gola të shënuar ishte epilogu i ndeshjeve të javës së tretë në Ligën e dytë unike. Voska Sport kryeson tabelën me 9-të pikë
Voska Sport edhe në ndeshjen e tretë sezonale në Ligën e Dytë unike shënoi fitore bindëse, kësaj radhe skuadra që drejtohet nga trajneri tetovar Berat Imeri në transfertë mundi ekipin Kamenica Sasa me rezultatin 0-4. Pas ndeshjes trajneri Imeri pë KlanMaqedoni deklaroi:
“Normal që jam i kënaqur me fitoren në cilësin e mysafirit, për këtë uroj lojtarë për lojën e mire dhe efikase. Por dua të theksoj se ky është vetëm fillimi i kampionatit prandej të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm ndeshjet e vështira janë në vazhdim të kampionatit. Si do që të jetë neve kemi detyrën tone duhet të kryejmë përkushtim dhe me angazhim maksimal në cdo ndeshje” tha trajneri Berat Imeri.
Derbi mes dy skuadrave fqinje Besa e Dobërdollit dhe Gostivari që u zhvillua në stadiumin e Vrapçishtit përfundoi me shifrat e barabarta 1-1.
Në stadiumin e Çegranit skuadra vendase sërish pësoi humbje nga një ish ekip e Ligës parë, pra nga Pelisteri i Manastirit 0-1.
Me barazim kanë përfunduar edhe ndeshjet Detonit Plaçkovica – Vardari 1-1, Pehçeva – Slloga 0-0 dhe Ohri – Kozhufi 0-0. Befasia më e madhe në xhiron e tretë është fitorja e Teteksit kundër Borecit në Veles
Rezultatet:
Arsimi – Pelisteri 0-1
Besa – Gostivari 1-1
Ohri – Kozhufi 0-0
Detonit Plaçkovica – Vardari 1-1
Boreci – Teteksi 2-4
Karaormani- Bellasica 3-1
Pehçeva – Slloga 0-0
Kamenica Sasa –Voska Sport 0-4
/KlanMacedonia/