Liga e Dytë: Sot zhvillohen ndeshjet e javës së 11-të

Superderbi Gostivari – Arsimi, në stadiumin e riparuar të qytetit

Java e 11-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë unike që do të zhvillohet sot me fillim në orën 13:00, sjell derbin e madh lokal mes dy skuadrave fqinje Gostivari dhe Arsimi i Çegranit. E veçanta e kësaj ndeshje është se para fillimit të takimit do të lëshohet në përdorim stadium i riparuar dhe kjo do të jetë e para ndeshje e Gostivarit në cilësinë e vendasit në ë stadium pasi deri më tani nikoqirë kanë qenë stadiumin e Reçicës së Madhe.

Skuadra e Voska Sport para publikut vendas ka një përballje do të thonim të lehtë pasi përballet me Kozhufin e Gjevgjelisë.

Lideri në renditjen tabelore Vardari është mysafire e Sllogës në Vinicë, ndërsa Pelisteri mysafire e Karaormanit në Strugë.

Besa e Dobërdollit është nikoqire e Ohrit, ndërsa Bellasica nkoqire e Teteksit.

Të gjitha ndeshjet e javës së 11-të, fillojnë orën 13:00, takohen;

Gostivari – Arsimi

Voska Sport – Kozhufi

Besa – Ohri

Karaormani – Pelsiteri

Kamenica sasa – Detonit Plaçkovica

Pehçva – Boreci

Slloga Vinica – Vardari

Bellasica – Teteksi

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share