Liga e dytë: Pritet “betejë” e ashpër për kreun e tabelës dhe për mbijetesë

Sot me fillim në orën 14:00, në të gjitha terrenet e Ligës së dytë në program janë ndeshjet e javës së 19-të të sezonit 2023/2024. Sot në program janë disa ndeshje që kanë rëndësi si për skuadrat që luftojnë kreun e tabelës ashtu edhe për ato që luftojnë për mbijetesë.

Lideri në renditjen e tabelës Besa e Dobërdollit në transfertë do të përballet me ekipin e fundit në tabelë Kamenica Sasa, që do të thotë së është favorite, por megjithatë duhet angazhim maksimal dhe pa nënçmim ë të arrij deri et tre pikët e reja.

Arsimi i Çegranit udhëton në Gjevgjeli për tu përballur me ekipin e Kozhufit, ndërsa Bashikimi i Kumanovës udhëton në Strumicë për tu përballur me Bellasicën .Derbi i javës zhvillohet me dy skuadrat që luftojnë pë kreun e tabelës Detonit Plaçkovica – Pelisteri , Karaormani, takohet me Skopjen, Novaci është nikoqire e Teteksit, Osogova takohet me Pobedën dhe në Negotinë, Vardari është nikoqire me ekipin Ohrit.

Në xhiron e 19-të, më 5 mars (e martë), në ora 14:00, takohen: Bellasica – Bashkimi, Detonit Plačkovica – Pelisteri, Kamenica Sasa – Besa, Karaormani – Skopje, Kozhufi – Arsimi, Novaci – Teteksi, Osogova – Pobeda dhe Vardari – Ohri

Tabela: 1. Besa 47 pikë, 2.Pelisteri 42, 3.Detonit Pllaçkovica 38, 4.Arsimi 32, 5.Vardari 27, 6. Bashkimi 27, 7. Ohri 26, 8.Skopje 25, 9. Kozhufi 24, 10. Bellasica 24, 11.Novaci 22, 12.Teteksi 19, 13.Pobeda 16, 14.Osogova 15, 15.Karaormani 14, 16. Kamenica Sasa 8 pikë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share