Liga e dytë: Ndeshje festive në Vrapçisht, takohen Besa Dobërdoll – Bashkimi, Izair Emini i thotë lamtumirë futbollit

Sot me fillim në ora 17:00 në program janë ndeshjet e javës së 29-të dhe të parafundit të sezonit 2023/2024 në Ligën e dytë të futbollit vendor. Tani më kur çdo gjë është bërë e njohur sa i përket ekipeve që luftonin për kualifikim në elitë dhe ekipi i tretë që do  përballet në balotazh, e gjithë vëmendja është përqendruar te derbi i dy skuadrave shqiptare Besa e Dobërdollit dhe Bashkimi i Kumanovës  ndeshje e cila pritet të ketë karakter festiv. E veçanta e këtij takim është se futbollisti 39 vjeçar Izair Emini do ti thotë lamtumirë futbollit aktiv dhe  do ti varë këpucët në gozhdë.  Megjithatë skuadra  vendase përkundë faktit se ka siguruar titullin kampion ka  për  detyrë që në ndeshjen e fundit para  tifozëve vendas të dëshmon se suksesi  nuk ishte i rastit.

Ndeshje interesante do të zhvillohen edhe në stadiumin e Reçicës  aty ku Arsimi është nikoqire e Osogovës e ekip e cila lufton mbijetesën, si dhe në stadiumin te Qendra sportive në Tetovë ku  Teteksi përballjet me Ohrin që është ndeshje të jesh apo të mos jesh sa i përket vendasve

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 29-të zhvillohen sot me fillim në ora  17:00.takohen: Arsimi – Osogova, Besa – Bashkimi, Skopje – Bellasica, Karaormani – Kamenica Sasa, Kozhufi – Detonit Plaçkovica, Pelisteri – Pobeda, Teteksi – Ohri, Vardar (Neg.) – Novaci

Tabela: 1.Besa 73 pikë, 2.Pelisteri 67, 3.Detonit Plaçkovica 55, 4.Arsimi 50, 5.Ohri 42. 6.Skopje 40,  7.Vardari (Neg) 398. Bellasica 38. 9. Bashkimi 38,  10.Kozhufi 37, 11.Novaci 31. 12. Pobeda  28. 13.Osogova 26, 14.Teteksi 24, 15. Kamenica Sasa 23 , 16.Karaormani 15 pikë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share