Liga e dytë: Ndeshja Ohri – Besa kryendeshje e javës së 12-të

Sot në të gjitha terrenet e Ligës së dytë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 12-të të sezonit vjeshtor.                                                                                                    Kryendeshje e javës zhvillohet  në stadiumin  “Biljanini Izvori” në Ohër,  aty ku  skuadra  vendase do të përballet me liderin në renditjen e tabelës  ekipin Besa nga Dobërdolli. 

Skuadra e Besë pas suksesit  të madh që shënuan në Manastir javën e kaluar  kundër Pelisterit janë vendosur që edhe kësaj radhe të japin më të mirën nga vetja e tyre për tu kthye  kryelartë dhe   të vazhdojnë kryesimin  në tabelë. Atmosfera në skuadër  si gjithmonë është nivelin e duhur  ndaj mund të pritet  edhe suksesi i radhës. “Neve  do të japim  at ç pritet  prj nesh  dhe shpresojmë se  do të kthehemi kryelartë” tha  futbollisti më me përvojë Izair Emini.

 Një ndeshje  tjetër mjaftë e rëndësishme për të dyja ekipet do të zhvillohet në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë aty ku do të përballen  Bashkimi vendas dhe  Arsimi I Çegranit   dy ekipe  që luftojnë pë mesin e tabelës.

 Teteksi në Tetovë është nikoqire e Pelisterit të Manastirit.  Në Strumicë Bellasica  takohet me  Karaormanin, Kamenica Sasa do të sfidoj  ekipin Detonit Pllaçkovica, Osogova  është nikoqire e Vardarit të Negotinës, ndërsa  në Prilep përballen  dy  skuadrat e ligës së pare Pobeda Skopje. Të gjitha ndeshjet luhen  sot me fillim në ora 13:00..

Në xhiron e 12-të, takohen:

Ohri – Besa.

Teteksi – Pelisteri.

Bashkimi – Arsimi,

Pobeda – Skopje,

Osogova – Vardari,

Bellasica – Karaormani

 Novaci – Kozhufi

Kamenica Sasa – Detonit Pllaçkovica

 TABELA: 1.Besa 28 pikë, 2. DetonitPllaçkovica 23, 3.Pelisteri 21, 4.Ohri 20, 5.Bellasivca 17, 6.Kozhufi 17, 7. Teteksi 17. 8.Bashkimi 17, 9.Arsimi 13, 10.Novaci 13, 11. Pobeda 12, 12.Skopje 12, 13.Vardari 11, 14. Osogova 10, 15.Karaormani 10, 16.Kamenica Sasa 7 pikë.. ./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share