Liga e Dytë: Kozhufi skuadra e vetme me 15 pikë maksimale   

Në Radovish, Detonit Pllaçkovica mundi Besën  2-0
Gjashtë fitore të skuadrave vendase dhe dy fitore e ekipeve mysafire me  gjithësejt 24 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të xhiros së pestë në Ligën e dytë të futbollit vendor. Klubi i futbollit Kozhufi i Gjevgjelisë me fitoren e sotme kundër Pelisterit bëhet skuadra e vetme që ka të fituara pikët maksimale, ndërsa Besa e Dobërdollit sot ka pësuar  disfatën e parë sezonale në transfertën kundër Detonit Pllaçkovica. Arsimi  i Çegranit në përballjen me Karaormanin në Strugë ka shënuar fitore të thellë 6-0, ndërsa Teteksi ka befasuar me fitoren  2-1 kundë ekipit Kamenica  sasa  gjithashtu në cilësinë e mysafirit.

Novaci me rezultat minimal 1-0,mundi Bashkimin e Kumanovës Bellasica në Strumicë ka shënuar fitore  3-1 kundër Pobedës, ndërsa Vardari në Negotinë 2-0 ka mundur Skopjen.

 Liga e dytë, xhiroja e V-të:

Osogova – Ohri 0-3

Bellasica – Pobeda 3-1

Novaci – Bashkimi 1-0

Kamenica Sasa – Teteksi 1-2

Detonit Plaçkovica – Besa 2-0

Kozhufi – Pelisteri 3-2

Karaormani – Arsimi 0-6

Vardari – Skopje 2-0

 

Tabela:  1.Kozhufi 15 pikë, 2.Detonit Pllaçkovica 13, 3.Besa 12, 4..Pelisteri 10, 5.Bellasica 9, 6.Bashkimi 9, 7.Novaci 9, 8.Pobeda 7, 9.Ohri 7, 10.Arsimi 6, 11.Vardari 6, 12.Teteksi 6, 13.Skopje 4, 14.Karaormani 3, 15. Kamenica Sasa 1, 16.Osogova  0.

Në xhiron e VI-të, takohen: Ohri – Skopje, Arsimi- Vardari, Pelisteri – Karaormani, Besa – Kozhufi, Teteksi – detonit Pllaçkovica, Bashkimi – Kamenica Sasa, Pobeda – Novaci dhe Osogova – Bellasica

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share