Liga e Dytë: Kompletohet java e shtatë e sezonit vjeshtor

Kryesojnë Vardari me 19 e ndjekur nga Voska Sport me 17 pikë

Pesë fitore të skuadrave  vendase, një barazim dhe dy fitore të ekipeve mysafire  me 21 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të zhvilluara  gjatë ditë së sotme në kuadër të javës së shtatë në Ligën e dytë unike.

Lideri në renditjen e tabelës Vardari i Shkupit  sot ka shënuar fitoren e gjashtë sezonale, krahas një barazimi dhe me 19 pikë e vetmuar kryeson tabelën. Fitore  të sigurt ka shënuar edhe Voska Sport në përballjem me Sllogën e Vinicës dhe me 17 pikë mbanë pozitën e dytë. Ekipi i trajnerit Berat Imeri edhe në kë ndeshje  dëshmoi se jo rastësishtë gjendet në kreun e tabelës pasi rezultati 3-0 dëshmon  qartë pë lojën e sigurtë dhe efikase.

Gostivari  edhe njëher ka zhgënjyer  para  tifozëve të vetë në stadiumin e Reçicës duke  luajtur  me barazim pa gola me Bellasicën. Detonit Pllaçkovica ka befasuar Pelsterin duke mundur  1-0.  Besa e Dobërdollit  me  rezultatin  6-1, ka shkatëruar tërsisht  ekipin e Teteksit, ndërsa Karaormani  ka shënuar  fitore  2-0 ndaj Arsimit të Çegranit. Boreci  vzhdon me rezultate  katastrofale  edhe në terenin vendas, kësaj radhe humi 1-2 nga Ohri. Ndërsa në neshjen e sotme Lokomotiva Pehçeva mundi  Kozhufin  3-0.

 

Liga e dytë, java e shtatë. Rezultatet

Besa – Тeteksi  6-1

Boreci  –  Ohri 1-2

Detonit Plaçkovica  – Pelisteri 1-0

Karaormani – Arsimi 2-0

Gostivari – Bellasica 0-0

Kamenica Sasa – Vardari  0-2

Voska Sport – Slloga Vinicë 3-0

Lokomotiva Pehçeva – Kozhufi  3-0

TABELA

1.Vardari 19 pikë, 2. Voska Sport 17, 3.Gostivari 15, 4.Detonit Pllaçkovica 13 (-1), 5. Pelisteri 11, 6.Besa 11, 7.Arsimi 9, 8.Bellasica 9, 9.Kozhufi 7 (-2), 10.Teteksi 7, 11.Karaprmani 7 (-1), 12.Ohri 7 (-1), 13. Slloga Vinicë 6, 14. Llokomotiva Pehçevë 6, 15.Kamenica Sasa 5, 16.Boreci 0 pikë.

  /KlanMacedonia/ 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share