Vardari i dyti me 36 dhe Voska Sport i treti me 34 pikë
Pesë fitore të skuadrave vendase një barazim dhe tre fitore të ekipeve mysafire me gjithësejtë 26 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 25 në Ligën e dytë të futbollit.
Skuadra e Gostivarit me fitoren në xhiron e fundit të sezonit vjeshtor kundër Karaormanit 5-1 bëhet kampion vjeshtor në ligën e dytë të futbollit vendor. Fitore të sigurt në xhiron e 15-të ka shënuar edhe skuadra e Voska Sport që drejtohet nga trajneri Berat Imeri, pasi me rezultatin 6-0 mundi Borecin e Velesit. Fitore ka shënuar edhe Vardari në përballjen me Koxhufin ashtu si edhe Pelsiteri në transfertë kundër Sasa Kamenica 2-1. Arsimi ka shënuar fitore 2-0 në cilësin e mysafirit ndaj Teteksit, ndërsa Besa mundi Pehçevën 2-0.
Rezultatet e javës së 15-të:
Gostivari – Karaormani 5-1
Voska Sport – Boreci 6-0
Kamenica Sasa – Pelisteri 1-2
Bellasica – Ohri 1-1
Besa – Pehçeva 2-0
Slloga Vinica – Detonit Junior 1-2
Teteksi – Arsimi 0-2
Vardari – Kozhufi 2-0
Tabela: 1.Gostivari 37 pikë, 2.Vardari 36, 3.Voska Sport 34, 4 Pelisteri 30, 5.Detonit Plaçkovica 29, 6.Ohri 26, 7.Besa 21, 8.Karaormani 20, 9. Bellasica, 20, 10.Arsimi 20, 11.Kozhufi 17, 12.Pehçeva 14, 13.Kamenica Sasa 13, 14.Slloga Vinica 10, 15.Teteksi 7, 16.Boreci 0 pikë.
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/