VOSKA SPORT SËRISH KTHEHET NË KRYE TË TABELËS
Në pasditën e sotme u zhvilluan ndeshjet e javës së 9-të në Ligën e dytë Unike ku vendasit shënuan fitore në katër takime, një ndeshje përfundoi me barazim nërsa në tre përballje fituan ekipet mysafire. Voska Sport sërish i kthehet epitetit lider në renditjen tabelore.
Klubi i futbollit Gostivari shënoi fitore minimale kundër Vardarit 1-0, në derbin e javës së 9-të të Ligës së Dytë Unike. Golin e fitores e shënoi Antonio Kalanoski në minutën e 16-të nga penaltia. Gjatë 90 minutave loja në terren të gjelbërt ishte e barabartë dhe me shumë pak raste për të shënuar. Duhet theksuar se mbi 1000 tifozë në stadiumin e Reçicës së Madhe ishin në përkrahjet të ekipit nga Gostivari
“Ndeshje e rëndësishme për ne shumë. U përgatitëm shumë gjatë javës , përgatitje si për një derbi të themë. Ishte shumë e rëndësishme ti fitojmë tri pikë. Më duket se me merrit i fituam dhe vazhdojmë tutje”, deklaroi Muharem Muharemi-kapiten i KF Gostivari.
Voska Sport shënoi fitore të sigurt kundë Teteksit 4-0 dhe sërish bëhet lider në renditjen e tabelës. Në ndeshjet tjera u realizuan këto rezultate: Boreci – Pelisteri, 0-4, Karaormani – Detonit 1-1, Pehçeva – Ohri 0-1, Sasa Kamenica – Arsimi 1-0, Besa – Kozhufi 3-0 dhe Slloga – Bellasica 1-2
Tabelën e kryeson Voska Sport me 23 pikë, para Vardarit që ka 22 dhe Gostivari me 21 pikë.
Liga e dytë, java e 9-të, rezultatet:
Gostivari – Vardari 1-0
Voska Sport – Teteksi 4-0
Slloga – Bellasica 1-2
Boreci – Pelisteri, 0-4,
Karaorman – Detonit 1-1,
Pehçeva – Ohri 0-1,
Sasa Kamenica – Arsimi 1-0,
Besa – Kozhufi 3-0
Tabela:
Voska Soport 23 pikë, 2. Vardari 22, 3.Gostivari 21, 4. Detonit 17, 7.Pelisteri 17, 6. Ohri 16, 7. Besa 14, 8.Bellasica 12, 9.Karaormani 11, 10.Arsimi 10, 11.Kozhufi 10, 12,Kamenica 8, 13.Pehçeva 7, 14.Teteksi 7, 15.Slloga Vinicë 6 16.Boreci 0 pikë.
Gazetar Shaban Sinani /KlanMacedonia/