Tre fitore të vendasve, tre barazime dhe dy fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 19 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 21-të në Ligën e dytë të futbollit ku Besa e Dobërdollit kryeson e vetmuar me 54 pikë.
Lideri në renditjen e tabelës Besa e Dobërdollit nga Gjevgjelia kthehet me tre pikë të mëdha pasi mundi Kozhufin 2-0 me golat që realizuan Alban Taipi dhe Filip Aleksovski. Me kë pike Besa tani kryeson me 54 pikë dhe është shumë pranë suksesit historik pë kualifikim në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Arsimi iÇegranit pas 5 fitoreve të një pa njëshme në sezonin pranveror, sot barazoi 0-0, në transfertë kundër Vardarit në Negotinë, ndërsa ekipi I Bashkimit në Kamenicë sot pësoi disfatën e parë sezonale 1-0 për vendasit.
Pelisteri i Manastririt pa problem mundi 4-1 Karaormanin në Strugë, ndërsa Detonit Plaçkovica mundi Teteksin 2-0. Fitore të sigurt ka shënuar edhe Skopje kundër hrit 3-0.
Rezultatet e javës së 21-të
Belasica – Osogova 1-1
Detonit Plaçkovica – Teteks 2-0
Skopje – Ohri 3-0
Kamenica Sasa – Bashkimi 1-0
Karaormani – Pelisteri 1-4
Kozhui – Besa 1976 0-2
Novaci – Pobeda 2-2
Vardari – Arsimi 0-0
Tabela:
1.Besa 54 pikë, 2. Pelisteri 48,
3. Detonit Pl 45, 4.Arsimi 39,
5. Skopje 34, 6.Ohri 33,
7.Bashkimi 28, 8.Vardari Neg. 28,
9.Bellasica 26, 10.Kozhufi 24,
11.Novaci 24, 12.Teteksi 20,
13.Pobeda 18, 14.Osogova 17,
15.Karaormani 15, 16. Kamenica Sasa 14 pikë
Liga e dytë, java e 22-të, takohen:
Arsimi – Skopje
Bashkimi – Detonit Plaçkovica
Besa 1976 – Karaormani
Ohrii – Belasica
Osogova – Novaci
Pelister – Vardar Negotinë
Pobeda – Kamenica Sasa
Teteksi – Kozhufi