Katër fitore të vendasve , dy barazime dhe 2 fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 29 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 11-të në Ligën e dytë unike
Derbi lokal i dy ekpeve fqinje Gostivari – Arsimi që u zhvillua në stadiumin e riparuar dhe apra afro 2 mijë tifozëve të pranishëm në tribuna, përfundoi me fitoren e vendasve 2-0, me dy golat e Antoni Kalanoskit nga një në të dyja pjesët. Duhet theksuar se edhe ekipi i Arsimit pati paraqitje të kënaqëshme në derbin me Gostivarin
Befasia më e madhe e kësaj jave është Barazimi I Voska Sportit para tifozëve vendas me ekipin e Kozhufit 2-2.
LIderi në tabelë ekipi I Vardarit pa problem ka shënuar fitore të sigurtë 0-3 në transfertë me Sllogën në Vinicë .
Në ndeshjen e sotme ka zhgënjyer edhe Besa e Dobërdollit pasi ka pësuar disfatë nga Ohri 1-3.
Karaormani në Strugë ka shënuar fitore kundë Pelisterit 2-1, Bellasica me rezultat të thellë 4-0 ka mundur Teteksin, Pehçeva ka shënuar fitore të ngushtë 3-2 ndaj Borecit. Ndërsa ndeshja Kamenica Sasa – Detonit Plaçkovica ka përfunduar me barazim 1-1
Rezultatet e javës së 11-të
Gostivari – Arsimi 2 – 0
Voska Sport – Kozhufi 2-2
Besa – Ohri 1-3
Karaormani – Pelsiteri 2-1
Kamenica sasa – Detonit Plaçkovica 1-1
Pehçeva – Boreci 3-2
Slloga Vinica – Vardari 0-3
Bellasica – Teteksi 4-0
Tabela: Vardari 28 pikë, Gostivatri 27, Voska Sport 24, Ohri 22, Detonit Pllaçkovica 21, Pelisteri 20, Karaormani 17, Bellasica 15, Besa 14, Arsimi 13, Kozhufi 11, Pehçeva 10, Kamenica Sasa 9, Slloga Vinicë 9, Teteksi 7, Boreci 0 pikë
Në xhiron e 14-të takohen: Arsimi – Voska Sport , Boreci – Kamenica Sasa, Detonit Pllaçkovica – Беса, Karaormani – Pehçeva, Kozhufi – Slloga Vinicë, Ohri – Gostivari , Pelisteri – Teteksi dhe Vrdari – Bellasica
Përgatiti: Shaban Sinani
/KlanMacedonia/