Dy ekipet në kreun e tabelës në Ligën e Dytë të Futbollit, Makedonija Gj.P dhe Bashkimi i Kumanovës, kthehen me nga një pikë nga takimet e zhvilluara në Koçanë dhe Prilep.
Këtë e shfrytëzoi Breglanica e Shtipit e cila me triumfin në Gjevgjeli ndaj Kozhufit, uli diferencën në dy pikë.
Në qendër të vëmendjes ishte edhe ndeshja Osogova – Makedonija Gj.P pasi vendasit nga Koçana zhvilluan ndeshjen e parë pas tragjedisë që mori 59 viktima dhe mbi 200 të lënduar.
Të gjithë futbollistët e Osogovës nga Koçana dolën me fanella ku ishin fotografitë e tifozëve dhe anëtarëve të klubit, Tomas Zlatkov dhe Aleksandar Stojanov, që humbën jetën në këtë tragjedi.
Ndeshja Vardarski – Arsimi u anulua për shkak të terrenit të papërshtatshëm që ishte krijuar nga moti me reshje të shiut.
POBEDA – BASHKIMI 0:0
OSOGOVO – MAKEDONIJA Gj.P 0:0
KOZHUF – BREGALNICA 0:2
SKOPJE – BORECI 2:1
SASA – BELASICA 1:2
NOVACI – OHRI 2:1
VARDARI – DETONITI 0:0
VARDARSKI – ARSIMI ANULOHET
Tabelën e kryesojnë Makedonija Gj.P dhe Bashkimi me nga 49 pikë, në vendin e tretë renditet Bregalnica me 47 kurse në të katërtin Arsimi me 42 pikë dhe një ndeshje më pak.