Kampionati në Ligën e dytë republikane starton të shtunën me ndeshjet e xhiros së parë. Klubi i futbollit Bashkimi nga Kumanova në bazë të përgatitjeve të bëra, kushteve dhe përforcimeve në ekip paralajmëron se do të jetë pretendenti kryesor për titullin kampion dhe kthim në elitën e futboll
Vetëm tre ditë nga fillimi I kampionatit në ligën e dytë republikane, KF Bashkimi nga Kumanova është përforcuar me qendërmbrojtësin 21 vjeçar Samet Rexhepin i cili në sezonin 2023/24 ishte pjesë Al Rams të Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa më parë ka luajtur në FC Shkupi, Detonit Plaçkovica, Sasa dhe Arsimin e Çegranit.
Me prurjet e reja, KF Bashkimi seriozisht paralajmëron kthimin në elitën e futbollit.
“Vij prej klubit Al Rams në Emiratet e Bashkuara të Arabisë. Pozicioni im është qendër mbrojtës. Kam zgjedhur klubin KF Bashkimi për shkak që ambicjet dihen çfarë janë, inkuadrimi në Ligën e parë. Shpresoj t`i bëjmë të gjithë tifozët “Ilirët” krenar dhe në fund të festojmë së bashku”, deklaroi Samet Rexhepi – Futbollist i KF Bashkimi.
KF Bashkimi për sezonin e ri është përforcuar futbollistë me përvojë sikurse Muharem Muslimi dhe Memetriza Hamza nga Besa e Dobërdollit, Ardit Demiri nga Arsimi i Çegranit, Borian Panovski nga Pelisteri, Baki Aliu nga Shkupi dhe ky i fundit Samet Rexhepi nga Al Rams.
Në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e dytë ,Bashkimi është mysafir i Borecit në Veles. /tvklan.mk