E shtuna është e rezervuar për ndeshjet e javës së 15-të dhe të fundit të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë të futbolklit vendor.
Gjithësesi se ndeshje e veçantë do të zhvillohet në në stadiumin e Vrapçishtit aty ku do të përballen lideri në renditjen e tabelës Besa e Dobërdollit me Pobedën e Prilepit. E veçuam këtë takim pasi për ekipin Besa është e veçantë kur dihet se si anëtare e Ligës së dytë përherë të parë arrinë që të shpallen kampion vjeshtor “ Gjithësesi se suksesi nuk do të anashkalohet por përkunbdarzi shënohet me një festë të përbashkët me publikun. Prandaj ftojmë trifozët që të jenë në numër sa më të madh pë të festuar bashkërisht këtë sukses të madh” deklaroi koordinatori Amir Veliu
Kujtomë se Besa në 14 xhirot e zhvilluara ka grumbulluart 37 pikë me 12 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.
Arsimi në cilësinë e vendasit në stadiumin e Reçicës së Madhe është nikoqire e Bellasicës ku pret të vazhdon rrugëtimin e sukseseve për të siguruar një pozitë të sigurtë në pjesën e epërme të tabelës . Teteksi në Tetovë përballet me Bashki9min e Kumanovës. Të dy skuadrat luftojnë mesin e tabelës që në sezonin pranverore të kenë mԯ të sigurtë ekzistencën, Në Gjevgjeli , Kozhufi takohet me Ohrin, Skopja në Autokomandë pret Novacin, Pelisteri përballet me Osogopvën , Vardari i Negotinës takohet me Kamenica Sasa, ndërsaa Karaormani do ta sfidon Detonit Pllaçkovica që aktualisht mbanë pozitën e dytë në tabelë. Të gjitha ndeshjet e javës së 15-të zhvillohen të shtunën me fillim në ora 13:00. Takohen:
Arsimi – Belasica,
Besa 1976 – Pobeda
FK Skopje – Novaci
Karaormani – Detonit Plačkovica
Kozhuf Gevgelija – Ohri
Pelisteri – Osogovo
Teteksi – Bashkimi
Vardari Negotinë – Kamenica Sasa