Gjashtë fitore të skuadrave vendase dhe dy barazime me gjithësejt 23 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së gjashtë në Ligën e dytë të futbollit vendor. Tabelën e kryesojnë Besa dhe Kozhufi me nga 15 pikë
Derbi i javës së gjashtë në ligën e dytë republikane të futbollit mes ekip0it Besa dhe Kozhufi përfundoi me fitoren e sigurt të ekipit vendas me rezultatin 2-0, me golat që i shënuan dy golashënuesit më të mirë Izair Emini dhe Fiton Ademi. Gjatë 90 minutave lojë ishte skuadra e besës e cila dominoi në teren të gjelbër dhe në fundi iu gëzua fitores.
“Realizuam premtimin tonë para ndeshjes se tri pikët në ndeshjen derbi do ti fiton Besa. Unë jam i lumtur për këtë sukses që është meritë e të gjithëve pa përjashtim. Këtë fituara ua dedikojmë tifozëve tanë për përkrahjen dinjitoze”, tha pas ndeshjes autori i golit të parë Izair Emini.
Me këtë fitore Besa serish gjendet në krye të tabelës me 15 pikë aq sa ka edhe Kozhufi në pozitën e dytë.
Fitore sot ka shëmuar edhe Arsimi i Çegranit 1-0, kundër Vardarit të Negotinës, ndërsa Bashkimi ka barazuar 2-2 me Kamenica Sasa. Fitore të thellë ka shënuar Teteksi 4-0, kundër Detonit Pllaçkovica. Osogova mundi Bellasicën 3-1, ndërsa Pobeda – Novaci barazuan 1-1 .
Në xhiron e VI-të, Rezultatet:
Ohri – Skopje 1-0, Arsimi- Vardari 1-0, Pelisteri – Karaormani 4-1, Besa – Kozhufi 2-0, Teteksi – Detonit Pllaçkovica 4-0, Bashkimi – Kamenica Sasa 2-2, Pobeda – Novaci 1-1 dhe Osogova – Bellasica 3-1
Tabelën e kryeson Besa me 13 pikë, para Kozhufit që ka 15, Pelisterit me 13 dhe Detonit Pllaçkovica me 13 pikë
Në xhiron e shtatë më 30 shtator, në orën 14:00, takohen:
Bellasica – Ohri, Novaci – Osogova, Kamenica Sasa – Pobeda, Detonit Plackovica – Bashkimi, Kozhufi – Teteksi, Karaormani – Besa, Vardari – Pelisteri dhe Skopje – Arsimi.
/KlanMacedonia/