Liga e Dytë: Bashkimi mposhti “luanët” në Gjorçe Petrov!

Skuadra e Bashkimit nga Kumanova bëri surprizën e kësj xhiroje duke arritur të fitojë si mysafir kundër liderit të tabelës në Ligën e Dytë të Futbollit, Makedonija Gj.P.

Ndeshja derbi e xhiros së 17-të u vendos në pjesën e parë kurse golashënues për Bashkimin ishte Husein Demiri në minutën e 29.

Bregalnica mbajti pozitën e dytë me fitoren vendase kundër Novacit, kurse konkurentët e Bashkimit, Arsimi dhe Detoniti nuk arritën të shënojnë fitore.

Rezultatet:

MAKEDONIJA Gj.P – BASHKIMI      0:1

BREGALNICA – NOVACI                   3:1

ARSIMI – OHRI                                 1:1

DETONITI – SASA                             1:2

BELASICA – VARDAR N.                  4:0

SKOPJE – OSOGOVA                         0:0

Tabelën e kryeson Makedonija Gj.P me 41 pikë, para Bregalnicës me 37 dhe Bashkimit me 36 pikë.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share