Liga e Dytë: Bashkimi fiton derbin – Makedonija Gj.P kampion vjeshtor!

Sot u zhvillua xhiroja e fundit e pjesës vjeshtore të kampionatit në Ligën e Dytë të Futbollit në vend.

Skuadra e Makedonija Gj.P shpallet kampion vjeshtor.

Në ndeshjen derbi, Bashkimi i Kumanovës shënoi fitore kundër Bregalnicës.

Fitore të thellë shënoi edhe Arsimi i Çegranit.

Ndërpritet ndeshja Sasa – Skopje pasi futbolistët musafirë dhe stafi Teknik ishin sulmuar nga huliganët. Referët vendosën se s`ka kushte që ndeshja të zhvillohet. Ndeshja u ndërpre gjatë rezultatit 1:1, 20 minuta para përfundimit, kurse pritet që të regjistrohet me fitore zyrtare për Skopjen.

Rezultatet;

BASHKIMI – BREGALNICA 2:1

BELASICA – MAKEDONIJA Gj.P 0:4

ARSIMI – VARDAR N 5:1

SASA – SKOPJE 1:1

NOVACI – KOZHUF 0:0

OHRID – BOREC 4:1

POBEDA – DETONIT 0:0

VARDARSKI – OSOGOVO 2:1

Në përfundim të pjesës vjeshtore të kampionatit, tabelës I prinë Makedonija Gj.P me 38 pikë, para Bregalnicës me 33, Bashkimit me 32 dhe Arsimit me 29 pikë. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share