Liga e dytë: Anulohet derbi i javës 21-të Voska Sport – Pelisteri

Të shtunën më 18 mars në Ohër, Kosova dhe Serbia do të mbajnë takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut. Në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës Albin Kurti, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak., pikërisht ky takim është shkaku i anulimint të ndeshjes derbi në Ligën e dytë mes Voska Sport dhe Pelisterit të Manastrit në kuadër të javës së 21-të që duheshte të zhvillohet të shtunë me fillim në orën 15:00. Komisoni i garave këtë ndeshje e ka caktuar të zhvillohet tre ditë pas, pram ë 22 mars në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër. Anulimi ndeshjes derbi ka ardhur me kërkesën e MPB-së

Voska Sport pas 20 xhirove të zhviluara mbanë pozitën e dytë me 47 pikë, dy më pak se lideri Vardari, ndërsa Pelisteri është në pozitën e katërt në tabelë me 43 pikë.

Në ndeshjet e javës së 21-të, të shtunën me fillim në orën 15:00, takohen:

Besa – Bellasica

Gostivari – Slloga,

Ndërsa të dielën,më 19 mars, takohen:

Boreci – Arsimi

Detonit Plaçkovica – Ohri

Kamenica Sasa – Teteksi

Karaormani – Kozhufi

Fortuna&Pehçeva – Vardari

Të mërkurën më 22 mars, takohen

Voska Sport – Pelisteri

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share