Lidhja Evropiane për Ndryshim paralajmëron bojkot të Kuvendit nëse iu jepet anëtari i KSHZ-së

Liderët e Lidhjes Evropiane për NDryshim, Afrim Gashi, Bilall KAsami dhe Izet Mexhiti në brifingun e fundvitit me gazetarët e vendit, kanë folur rreth aktualitetit dhe hapt që e kanë ndërmend t’i marrin në periudhën që po vjen, përcjell KlanM. Arritjen e koalicionit mes partive opozitare shqiptare, e quajtën si moment historik për skenën politike në vend.

“Është një e vërtetë në pah; që për herë të parë opozita shqiptare bashkohet dhe vjen me mundësi reale dhe forca serioze për ta mposhtur BDI-në dhe për ta ndërprerë regjimin 20-vjeçar të saj. Viti 2023 ka qenë një vit që ka ndryshuar lojën, ne po thellojmë çdo ditë e më shumë bashkëpunimin, po bashkojmë forcat, kemi nënshkruar deklaratë, kemi zhvilluar takime me faktorët ndërkombëtarë, me përfaqësues të diasporës, dhe po realizojmë çdo ditë takime me qytetarët”, thonë nga LEN.

Ndërkaq, kreu i Alternativës, Afrim Gashi ka paralajmëruar hapa më rigoroz në betejeën e opozotës shqiptare për të fituar vendin e anëtarit në KSHZ.

“Si koalicion dëshirojmë të njoftojmë se deri më 31 dhjetor kemi një kërkesë konkrete që Kuvendi të votojë propozimin tonë për anëtar të KSHZ-së. Nëse nuk e votojnë, ne do të largohemi nga Parlamenti, që do të thotë do të bojkotojmë Parlamentin”, ka thënë Afrim Gashi./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share