Lidhja Europiane për Ndryshim: Mbështetje të fuqishme Shaip Kamberit në Luginë

Lidhja Evropiane për Ndryshim e përbërë nga partitë opozitare shqiptare, Lëvizja Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike kanë lëshuar një mesazh përkrahjeje për kandidatin shqiptar për deputet në Serbi, Shaip Kamberi përcjell KlanM.

“Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë në ato troje, janë para një sfide të madhe kombëtare. Më 17 dhjetor, Lugina do të duhet të vendos për të ardhmen e tyre shqiptarëve të saj, e cila pa dyshim se është pjesë e të ardhmes edhe të gjithë shqiptarëve në rajon. Por Lugina dhe banorët e saj, e kanë fatin që të zgjedhin si përfaqësues të tyre Shaip Kamberin. Figurën më të pastër shqiptare dhe me ideale të qarta për ardhmërinë e Kombit. Si Lidhje Europiane për Ndryshim, i japim mbështetje të fuqishme Shaip Kamberit dhe ftojmë që ditën e zgjedhjeve të gjithë shqiptarët e Luginë ta mbështesin atë. Kombi jonë ka nevojë për ndryshim dhe ndryshimi në të mirë të shqiptarëve do të fillojë nga Lugina”, thuhet në mesahin e LEN./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share