Lidhja e Pavarur Studentore: Të hënën kemi Plenum e jo protestë – ndal dezinformatave!

Studentët që qëndrojnë pas nismës Lidhja e Pavarur Studentore, publikisht përgënjeshtrojnë, sic thonë, dezinformatat që përhapen nga disa media për ngjarjen e caktuar për të hënën.

“Kjo nuk është protestë. Është Plenum” – thonë nga LPS-ja duke sqaruar se Plenumi është tubim I qetë publik I studentëve I hapur për të gjithë, me qëllim të bisedës dhe formulimit të qëndrimeve të përbashkëta dhe kërkesave potenciale.

“Asgjë paraprakisht nuk është vendosur” – thonë nga LPS-ja.

“Gjithcka që bëjmë është formë publike, transparente dhe legjitime e vetorganizimit studentor. Nuk jemi të lidhur me partitë, e as që ekziston udhëheqësi qendror – plenumi është process horizontal dhe demokratik. Në kohën kur studentët më në fund përpiqen të flasin, mos i heshtni me narativa të rrejshme” – thuhet në reagimin e LPS-së.

Nga LPS-ja kanë përgënjeshtruar ashpër, sic thonë dezinformtatat që shpërndahen në disa portale me mbështetje politike dhe raportime tendencioze dhe se një komunikatë që paraqitet nëpër këto portale nuk është autentike dhe nuk është dërguar nga e-maili I LPS-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share