Lidhja e Abramoviç me Vitesse

Ish-pronari i Chelsea financoi edhe blerjen e klubit holandez, ku u huazua sulmuesi kuqezi

Armando Broja luajti te Vitese në sezonin 2020-2021. Futbollisti i Kombëtares shqiptare u dallua te skuadra holandeze me golat e tij, e më pas u rikthye te Chelsea, që e huazoi sërish te Southempton.

Por talenti kuqezi u huazua pikërisht te holandezët, sepse pronari i atëhershëm i “bluve” të Londrës kishte investuar në blerjen e klubit nga Merab Jordania në total 117 milionë Euro.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail”, një kompani e quajtur “Marindale Trading”, që zotërohej nga një i punësuar i Abramoviçit, Alexander Chigirinsky, investoi në vitin 2010 blerjen e Viteses nga Jordania, që gjithashtu është mik i miliarderit rus.

Në vazhdim, “blutë” huazuan te holandezët 29 futbollistë, ku përveç Brojës, luajtën edhe emra si Meson Maunt, e Nemanja Matiç.

Stafet teknike të Viteses dhe të Chelsea e njihnin mirë njëri-tjetrin.

Kjo i dha mundësi “bluve” që jo vetëm të çonin lojtarët që të luanin në Holandë, por edhe t’u jepej vëmendja e duhur për t’u rritur.

Federata holandeze nisi hetimet për lidhen e mundshme mes klubeve, por nuk arriti që të siguronte prova të një bashkëpunimi financiar mes Vitese dhe anglezëve.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share