Partia opozitare pranon humbjen, zëvendëspresidenti aktual, u përball me sulme të përsëritura nga Kina
Votuesit tajvanezë kanë zgjedhur kandidatin presidencial të Partisë Progresiste Demokratike (DPP) në pushtet William Lai Ching-te duke anashkaluar presionin kinez për të mos votuar.
William Lai do të jetë presidenti i ardhshëm i Tajvanit, pasi arriti që të merrte më shumë se pesë milionë vota ndërsa opozita Kuomintang, pranoi humbjen. Lai është etiketuar si separatist i rrezikshëm edhe më herët nga Kina, ndërsa ka premtuar lidhje më të mira me Pekinin dhe paqe në ngushticën e Tajvanit.
Nën qeverisjen e presidentes Tsai Ing-Wen,(tsaj ing uen) udhëheqësja e parë femër e ishullit ka ndjekur politika progresive në vend, duke përfshirë e bërë Tajvanin vendin e parë në Azi që legalizon martesat e të njëjtit seks megjithëse partia e saj është kritikuar gjithashtu për çështjet ekonomike.
Ishulli vetëqeverisës me 23.5 milionë banorë do të zgjedhë një president të ri dhe parlamentin në një kohë tensioni të shtuar me Kinën, e cila nën udhëheqësin Xi Jinping është bërë shumë më e fuqishme dhe gjithnjë e më luftarake ndaj Tajvanit.
Rezultatet jo vetëm që do të vendosin të ardhmen e Tajvanit, por gjithashtu mund të riformësojnë marrëdhëniet e tij me Pekinin dhe të përbëjnë një provë për përpjekjet e fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për të stabilizuar lidhjet.
Pavarësisht kërcënimeve në rritje nga Pekini, votuesit shprehen se Kina nuk është shqetësimi i tyre më i madh në këto zgjedhje, por ekonomia sepse ata nuk mendojnë se status quo-ja do të ndryshojë gjithsesi në një afat të shkurtër, pavarësisht retorikës së Xi Jinping.
Klan News