Lideri i opozitës gjermane, Friedrich Merz, i cili mund të jetë Kancelari i ardhshëm i vendit, ka vizituar Ukrainën.
Merz, ndryshe nga Kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili ka refuzuar në mënyrë të përsëritur t’i sigurojë Ukrainës raketat me rreze të gjatë Taurus që Kievi dëshiron prej kohësh, e mbështet një vendim të tillë.
“Vetëm nëse Ukraina është e fortë, Putini do jetë gati të hyjë në negociata. Nëse mbështetja jonë për Ukrainën dobësohet, atëherë kjo luftë do të zgjasë më shumë. Nëse mbështetja jonë për Ukrainën është e qëndrueshme, atëherë kjo luftë do të përfundojë më shpejt”.
Vizita e planifikuar prej kohësh e Merz vjen një javë pas udhëtimit të papritur të Kancelarit Scholz në KIev.
Lufta e Ukrainës është kthyer një nga çështjet kryesore në fushatën elektorale përpara zgjedhjeve të parakohshme të Gjermanisë, të planifikuara për në muajin Shkurt.
Një sondazh i fundit ka nxjerrë Merz në vendin e parë në garën zgjedhore me 32%, përpara Alternativës së ekstremit të djathtë për Gjermaninë me 19% dhe Partisë Social Demokratike, kandidati i së cilës është Scholz, me 16%.
Klan News