Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim realizuan takim në Bunderstagun gjerman

Një ditë pas tubimit madhështorë të Ditës së Flamurit me ç’rast u firmos Deklarata e koalicionit, liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë udhëtuar për në Berlin për të realizuar takime në Parlamentin gjerman.
Liderët e koalicionit zhvilluan takim me deputetë të grupit parlamentar të CDU-së, me zotëri Manfred Grund, zonjën Heike Brehmer dhe zonjën Anja Karliczek, ish ministre e Edukimit dhe Hulumtimit, si dhe me anëtarë të kabineteve të tyre. Takime të ngjashme u zhvilluan edhe me pjesëtarë të Dhomës Ekonomike Ndërkombëtare.
Në Bunderstag, fokusi i bisedave ishte thellimi i bashkëpunimit institucional dhe ndërpartiak midis grupit parlamentar të Lidhjes Europiane për Ndryshim dhe grupit parlamentar të CDU-së, në kuadër të paralamenteve përkatëse. Mirëpo vëmendje e veçantë iu kushtua temës së rritjes së numrit të turistëve gjermanë në Maqedoninë e Veriut dhe tërheqjes së investitorëve gjermanë.
Delegacioni i Lidhjes Europiane për Ndryshim prezantoi detajet e mundësive ligjore, zhvillimore dhe infrastrukturore të vendit, duke theksuar potencialin e tij. Në veçanti, u theksua nevoja për të prezantuar para audiencës gjermane mundësitë konkrete dhe avantazhet që Maqedonia e Veriut ofron për investime. Delegacioni fokusoi diskutimin rreth sektorit të turizmit, hotelierisë, gastronomisë, pa anashkaluar edhe sektorët tjerë, duke përmendur mundësinë e shfrytëzimit të fondeve të Bashkimit Evropian për përmirësimin e infrastrukturës dhe kapaciteteve turistike.
Pjesëmarrësit në takim shfaqën një interes serioz dhe gatishmëri për të bashkëpunuar në përmirësimin e investimeve gjermane, veçanërisht në fushën e turizmit.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share