Ato synojnë ndalimin e çdo teknologjie ushtarake ruse në fushëbetejë, Zelensky do jetë fizikisht të Dielën në samit
Udhëheqësit e G7 ranë dakord të ashpërsojnë sanksionet kundër Rusisë dhe premtuan mbështetje financiare për Ukrainën.
Në një deklaratë të përbashkët liderët kërkuan që Rusia të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte trupat dhe pajisjet e saj ushtarake nga i gjithë territori i Ukrainës. Sipas tyre, nuk mund të ketë paqe, pa tërheqjen e ushtrisë ruse. Udhëheqësit ranë dakort se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë.
Në mesin e sanksioneve të vendosura në samitin e Hiroshimës, përfshihen eksportet e makinerive industriale, veglave dhe teknologjive të tjera që Rusia përdor për të vijuar luftën e saj në Ukrainë. Liderët thanë se duhen shtuar përpjekjet për kufizimin e të ardhurave ruse nga tregtia e saj me metalet dhe diamantet.
Ndryshe nga samitet e tjera kur presidenti i Ukrainës ka folur me video-konferencë këtë herë Volodymyr Zelensky do të jetë i pranishëm në samit, të dielën. Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, deklaroi se pjesëmarrja e tij është absolutisht e rëndësishme për mbrojtjen e interesave të Ukrainës.
Zelensky ndodhet në një vizitë në Aarabinë Saudite. Ky shtet i ka rezistuar qasjes së Perëndimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, me të cilën ka mbajtur marrëdhënie të mira duke ruajtur pozicionin neutral në konflikt.
Kryeministri japonez Fumio Kishida tha se zgjodhi Hiroshimën për zhvillimin e samitit si mesazh kunër posedimit të armëve bërthamore nga Rusia.
Klan News