Liderët e Ballkanit Perëndimor janë takuar në New York, përpara nisjes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në SHBA.
Krerët e vendeve ishin të ftuar në New York nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell.
Në postimin e tij në Facebook, kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski shkruan se janë të ftuar nga përfaqësuesi i lartë i Komisionit Europian, ku mes tjerash kanë diskutuar për opsionet për tejkalimin e krizës energjetike.
Së bashku me kolegë nga Ballkani, sot në Nju Jork morëm pjesë në një drekë pune, të organizuar nga nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell.
Shfrytëzuam rastin për të parë opsionet për tejkalimin e krizës energjetike dhe se si në kohë krize ata që mund të mbështetemi janë fqinjët tanë.
Zhvillimi dhe progresi i secilit prej vendeve të rajonit është i lidhur ngushtë, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme që të jemi bashkërisht të përkushtuar për të njëjtin qëllim.
Përpjekjet tona për të përballuar krizën së bashku janë të vazhdueshme dhe besoj se me vendet e rajonit do të japim mbështetje për të kapërcyer një nga dimrat më të vështirë që na pret./KlanMacedonia/