Libri me poezi për fëmijë “Ëndërrime” të autorit Muaxher Haruni – Dashuria në udhët e dheut të atdheut tim

“Ëndërrime” është libri më i ri i autoritMuaxherHaruni, që u promovua në hapësirat e Pallatit të Kulturës në Tetovë në praninë e shumë të ftuarve në këtë event si Kryesia e Shoqatës së shkrimtarëve “ Oeneum”, profesor e arsimtarë, kolegë të autorit, miq e familjarë.

Letërsia për fëmijë ka një traditë të spikatur. Shumë prej veprave i kanë qëndruar kohës dhe mbeten po aq të këndshme edhe sot për lexuesit e vegjël. Vepra e letërsisë për fëmijë është para së gjithash art i fjalës, prandaj nuk duhet të lëmë anash këtë tipar, arti i një bote të çiltërt e fisnike ashtu siç është edhe bota e fëmijëve.Libri me poezi për fëmijë “Ëndërrime” është i ndarë në katër kapituj, si: Ëndrra e jetës, Ëndrra e atdheut, Ëndrra e shqiponjës, Ëndrra e stinës.

Një vështrim rreth librit paraqiti edhe redaktori AqifIsaku, shkrimtar i njohur i krijimtarisë letrare për fëmijë.Recenzentja e librit peotja e njohur jo vetëm në hapësirën shqiptare por edhe në atë botërore, Sadije Aliti paraqiti vlerësimin e saj rreth këtij libri. “Autori i çmon të rëndësisë së dorës së parë mesazhet poetike që dalin nga teksti letrar dhe për të vërtetën artistike që ai shprehet se shkrimtari nëpërmjet ngjarjeve dhe dukurive të trajtuara në veprën letrare nxjerr kuptime dhe zbulon një përbashkësi problemore ku përballet e drejta dhe e padrejta, përbashkësi këndvështrimesh mbi elementet origjinalë, mbi konceptet e idealeve triumfuese”-tha Aliti.

Ajo vazhdoi më te duke theksuar se: ”Autori ka paraqitur dhe sintetizuar qartë, saktë dhe bukur idetë, mendimet, e ato kanë fuqinë e frymëzimit në realitetin e krijuar, një udhëtim nëpër një botë të re, nëpër një peizazh sublim të mozaikut kompleks të ndjenjave, fenomene dhe dukuri letrare në diagramën e zhvillimit të tyre në dimensionin e letërsisë shqipe për fëmijë e të rinj”.

Kryetari i Shoqatës së shkrimtarëve “Oeneum” zotëri DaimIljazi vlerësoi lartë punën e autorit që po e bën si përgjegjës i departamentit për të rinj në kuadër të Shoqatës prej ku edhe kanë dalur tani më edhe disa poete të reja.Kujtime nga shkollimi fillor i autorit evokoi arsimtari i autorit, mësuesi RufatRufati, duke ndarë disa nga sekuencat më interesante. Profesori univerzitardr.VebiBexhetinë fjalën e rastit përmendi edhe guximin dhe dashurinë e studentëve të gjeneratës së parë të UT-së, ku ka qenë student edhe vetë autori.

Doktori i shkencave të sociologjisë, profesori univerzitarIbishKadriu paraqiti një vështrim rreth vjershave të librit në fjalë për nga aspekti sociologjik e shoqëror.

Në emër të ish-nxënëseve të tij, ArzaAlia, faleminderoi autorin, Arsimtarin Muhaxher, ashtu siç e njohin dhe e thërrasinish-nxënëset e tij, që janë rritur e kalitur në duart e tij, që i ka ndihmuar duke i drejtuar në rrugën e dijes, por edhe në rrugën e ngritjes artistike, andaj në emër të të gjithë atyre autoreve e krijueseve të reja që ka bashkëpunuar dhe për sukeset që kanë arritur deri më sot.

Autori faleminderoi gjithë të pranishmit për nderin që i kanë bërër me prezencën e tyre. Aktivitevepromovuese u ka hije edhe jehona e muzikës, me ca pika muzikore në çifteli u prezantuan SelatinVelija dhe Besnik Bajrami. Biseda me autorin vazhdoi gjatë koktejit që autori dhe familja Harruni e kishte shtruar për të pranishmit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share