BIDO: SI SHTETE SHQIPTARE A KEMI POLITIKA MBI IDENTITETIN?
Libri “Beteja për 20 përqindëshin”, nuk është një libër që kap vetëm dy qytete apo dy krahina të Shqipërisë Jugore, por ka edhe një dimension tjetër që jep porosi për trevat etnike shqiptare – në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë, Serbi – u tha në Shkup, promovimin e librit “Beteja për 20 përqindëshin; Fluiditeti i identitetit, statistikat demografike dhe implikimet politike në Konispol dhe Himarë”
”Ne do e ngremë sot pyetjen nëse ne si shqiptar si shtete kemi realisht politika mbi identitetin apo i ngatërrojmë politikat mbi identitetin si politika të marrëdhënieve ndërkombëtare, që do të thotë se çështjet e identitetit i trajtojmë si shkëmbime si negociat me shtetet tjera dhe jo me popullsinë lokale. A kemi realisht politika mbi pakicat që është e ndryshme nga politika mbi identitetin, për ti bërë pakica në favorin tonë apo nuk kemi. Dhe këtu është e qartë për mua se Republika e Shqipërisë ka pasur politika shumë të mirë të identiteti vitet 1920-1945 që kanë dhënë rezultat ku 90% e vllehëve sot vet identifikohen shqiptar dhe janë shqiptar patriot pa e humbur të qenit vlleh. Ku goranët dhe gollobordasit, maqedonishto – bugarisht folëseja vetë identifikohen shqiptar dhe janë patriot shqiptar pa e humbur identitetin e vet gjuhësor nën etnik” – tha Ardit Bido, autor i librit. /KlanMacedonia/