Liberalizimi i vizave | Vjen dhurata e shumëpritur për Kosovën

Arrihet vendimi përfundimtar për liberalizimin e vizave pêr Kosovën

Presidenca çeke dhe Parlamenti Europian janë mobilizuar maksimalisht për të arritur në një kohë rekord marrëveshjen pêrfunndimtare lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarêt e Kosovës. Siç e ka paralajmëruar vazhdimisht Televizioni Klan, kjo marrëveshje u arrit brenda presidencës çeke.

Të mërkurën, ekipet negociuese nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së arritën marrëveshjen e shumëpritur për lëvizjen afatshkurtër të qytetarëve  të Kosovës në zonën Shengen

Marrëveshja e sotme ndërmjet Parlamentit dhe Këshillit do të mundësojë që qytetarët e pajisur me pashaportave të lëshuara nga Kosova të mos kenë nevojë për vizë për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë në çdo periudhë 180 ditore, duke filluar nga nëntori 2023 dhe në çdo rast jo më vonë se janari i viti 2024. Përjashtimi nga regjimi vizave afatshkurtra do të hyjë në fuqi pasi të dhënat evropiane të udhëtimit dhe sistemit të autorizimit (ETIAS) të hyjë në fuqi dhe në çdo rast deri në vitin 2024.

Pas marrëveshjes, i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ketë një kuadër të ngjashëm vizash drejt zonës Shengen. Bashkëligjvënësit mirëpresin përparimin që ka bërë Kosova në udhërrëfyesin e saj për liberalizimin e vizave. Kosova inkurajohet të harmonizojë politikën e saj të jashtme të vizave me atë të BE-së, dhe shtetet anëtare që nuk kanë ende marrëveshje ripranimi me Kosovën duhet të lidhin marrëveshje të tilla. Eurodeputetët theksojnë se Kosova duhet të respektojë parimin e mos-kthimit gjatë përmbushjes së obligimeve të saj.

Erisa Zykaj, TV Klan – Bruksel

Lexo gjithashtu
Total
0
Share