Libanezët në tentativë për të gjetur strehim, dhjetëra mijëra detyrohen të largohen pas sulmeve izraelite

Në Libanin lindor tani, ka një “garë” për të gjetur strehim.

Shkollat, universitetet dhe sallat sportive po shndërrohen në qendra ndihme për ata që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Tavolinat dhe karriget u hoqën; u vendosën dyshekë, pajisje mjekësore dhe ujë i pijshëm.

Bëhet e ditur se urdhri i parë i evakuimit erdhi të mërkurën dhe shkaktoi panik tek banorët.

Kjo pasi askush nuk e dinte se sa kohë kishin para se të binin raketat, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Ne ishim shumë të frikësuar”, tha një grua nga Libani.

“Lëmë shtëpitë tona, lamë plaçkat dhe lamë gjithçka, sepse duhej të gjenim një vend të sigurt për ne dhe fëmijët tanë”, shtoi ajo.

Siç raportohet, evakuimi vjen pas sulmit nga ushtria izraelite e cila tha se do të synonte vetëm infrastrukturën e Hezbollahut dhe se nuk kishte ndërmend të dëmtonte civilët.

Ndryshe, më shumë se 1.2 milionë njerëz janë zhvendosur në Liban që nga fillimi i luftës midis Hezbollahut dhe Izraelit tetorin e kaluar.

Kjo është një e pesta e popullsisë.

E sfida tani është gjetja e një vendi ku ata të shkojnë.

Lexo gjithashtu

Tërmeti godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë prej 4.2 ka ndodhur në Turqi, gjegjësisht në pjesën lindore, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.…
Më tepër
Total
0
Share