Lewandowski, mund të vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite, Barcelona mendon për Santiago Giménez

Ylli polak i Barcelonës Robert Lewandowski mund ta ndjek rrugën e shumë yjeve të mëdha botërore për të vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.

Sulmuesi polak po kalon vitin e tij të dytë në Camp Nou, por nuk do t’i thoshte jo një transferimi në Superligën e Arabisë Saudite, ku do të mund të fitonte qindra miliona euro në tre apo katër vitet e fundit.

Interesimi nga skuadrat arabe nuk mungon për sulmuesin polak, derisa Barcelona po pret një ofertë të lartë për ta lënë të lirë.

35-vjeçari ka kontratë me katalunasit deri në verën e vitit 2026, derisa një ofertë prej rreth 50 milionë eurove do të bënte Barcelonën të hiqte dorë nga ai.

Sport ka raportuar se tanimë Barcelona ka gjetur zëvendësuesin e polakut dhe atë në elitën e futbollit holandez Eredivisie. Klubi Blaugrana është i vëmendshëm ndaj të gjitha mundësive dhe një nga emrat më të njohur është ai i Santiago Giménez, sulmuesit të Feyeenord që po thyen të gjitha llojet e rekordeve në Holandë.

Meksikani ka shënuar 13 gola në 10 ndeshje në ligë dhe 15 në total që nga fillimi i sezonit; një futbollist që në moshën 22-vjeçare duket se ka shpërthyer përfundimisht, por që së fundmi ka rinovuar kontratën me klubin e Roterdamit, deri në vitin 2027.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share