“Lëvizje politike maestrale e Ahmetit” – Selimi: Mickoski në pozitë “mat”

Pranimi i ofertës së BDI-së për përkrahje të një qeverie pa BDI-në brenda, por me kushtin që të votohen ndryshimet kushtetuese, sipas analistit Sefer Selimi, është një lëvizje maestrale politike e Ali Ahmetit. Me këtë lëvizjes, Selimi thotë se Ahmeti e ka zënë Mickoskin në pozitë “mat”.

“Në fakt, kjo më shumë se kujtdo tjetër i konvenon BDI-së sepse me këtë BDI-ja po kapërcen vetveten dhe po del mbi interesat individuale, ndërkohë që e dimë se interesi i tyre është për të qenë në pushtet, por megjithatë ngrihet mbi interesat e veta personale dhe në këtë formë i jep një dërrasë shpëtimi Mickoskit, që natyrisht do të admirohet nga votuesit e vet dhe me këtë formë do t’ia rrisë rejtingun vet BDI-së. Në të dyja pozicionet, BDI-ja është duke përfituar”, deklaroi Sefer Selimi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share