Lëvizja Populli themeloi degën në Dibër

Në suaza të strukturimit partiak, Lëvizja Populli e Skënder Rexhepit, themeloi degën partiake në Dibër, ku për kryetar zgjodhën Valdrin Delishin, përcjell KlanM.

“Edhe përskaj migracionit i cili është i theksuar në Dibër, prezenca masovike e qytetarëve të Dibrës është tregues i qartë se këto njerëz e përqafuan platformën politike të lëvizjes sonë, Lëvizjes POPULLI. Me këtë rast, Lëvizja POPULLI përmbylli këtë vit me themelimin e strukturave në Dibër, ku në vitin që vijon do të vazhdojë që të kompletojë strukturimin në të gjithë qytetet dhe vendet ku ka shqiptarë”, thuhet në njoftimin e LP./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share