Mbrëmë Lëvizja POPULLI vendosi themelet e saj në Komunën e Studeniçanit, ku u bë edhe zgjedhja e kryetarit të degës. Muas Latifi me propozim të Këshillit Nismëtar u propozua për kryetar dege, dhe me aklamacion u zgjodh kryetar.
Fjalë rasti pati “Drejtori i “Ekonomisë së Ujërave” z. Llokman Limani i cili i përshëndeti të pranishmit. Poashtu, i pranishëm në këtë mledhje ishte edhe kryetari i Lëvizja POPULLI, Skender Rexhepi – Zejdi i cili poashtu mbajti një fjalim para të pranishmëve.
Prezenca masovike e qytetarëve të Studeniçanit, është tregues i qartë se këto njerëz e përqafuan platformën politike të lëvizjes sonë, Lëvizjes POPULLI.
Lëvizja POPULLI do të vazhdojë edhe me themelimin e strukturave të saja partiake edhe në vendbanimet e tjera ku ka shqiptarë dhe ku frymohet shqip” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes Populli. /KlanMacedonia/