Lëvizja Populli themeloi degën e saj në Komunën e Kumanovës

Sonte Lëvizja POPULLI vendosi themelet e saj në Komunën e Kumanovës, ku u bë edhe zgjedhja e kryetarit të degës.

Driton Haliti me profesion arkitekt me propozim të Këshillit Nismëtar u propozua për kryetar dege, dhe me aklamacion u zgjodh kryetar dege.

Fjalë rasti pati “Drejtori i Ekonomisë së Ujrave” z. Llokman Limani i cili i përshëndeti të pranishmit.

Poashtu, i pranishëm në këtë mledhje ishte edhe kryetari i Lëvizja POPULLI, z. Skender Rexhepi – Zejdi i cili poashtu mbajti një fjalim para të pranishmëve. Prezenca masovike e qytetarëve të Kumanovës, është tregues i qartë se këto njerëz e përqafuan platformën politike të lëvizjes sonë, Lëvizjes POPULLI.

Lëvizja POPULLI do të vazhdojë edhe me themelimin e strukturave të saja partiake edhe në vendbanimet e tjera ku ka shqiptarë dhe ku frymohet shqip./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share