Lëvizja e fshehtë Barça-Mbappe

Biznesi dhe politika përfshihen në operacion

Deri më tani, destinacioni i preferuar i Kylian Mbappe dukej se ishte Real Madrid, por rruga për Barçën është hapur, pasi madrilenët duket se janë mërzitur me të, pas zhgënjimit në verën e këtij viti.

Nga ana tjetër për të nxjerrë nga loja Florentino Perez, Barcelona ka bërë një lëvizje biznesi duke i ofruar presidentit madrilen që kompania e tij, ACS, të jetë përgjegjëse për punimet e rimodelimit në Camp Nou në kuadër të projektit Espai Barça.

Natyrisht, përmes një filiali të huaj që të mos ketë lidhje direkte me Florentinon, i cili e ka bekuar këtë biznes pas një takimi të fundit me Laportën në një restorant në Palma de Mallorca.

E përditshmja katalanase El Mundo Deportivo shkruan se Laporta dhe Florentino kanë një marrëdhënie të mirë me njëri tjetrin. Vetë Mbappe e di se te Barça, me një Lewandowski 34-vjeçar, ka shumë mundësi të jetë lider i skuadrës për disa vite.

Tek Barcelona shpresojnë që sulmuesi të aktivizojë klauzolën që mund të largohet nga PSG sipas dëshirës për sa kohë që të ketë arsye bindëse. Zemërimi i tij me gjithçka argjentinase që përfaqëson Messi është justifikimi i përsosur.

Në të gjithë këtë operacion Mbappé-Barça ka patur edhe një ndikim politik në favor të klubit të Barçës: ish-kryeministri i Francës Manuel Valls që është me origjinë nga Cataluna.

Thuhet se ai ka ndërmjetësuar tek presidenti aktual i Francës, Emmanuel Macron duke argumentuar se gjëja më e mirë për Kylian është të shkojë në Camp Nou.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share