Është momenti i fundit që organet kompetente, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria ta tregojë fytyrën e vërtetë dhe para drejtësisë t’i nxjerrin të gjithë fajtorët, sepse spitalet tona po bëhen qendra të vrasjes së njerëzve dhe jo qendra ku shpëtohet jeta. Pra, shëndetësia po rrënohet seriozisht. Fatkeqësisht, Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së që moti i ka ikur kontrolli, duke i lënë hapësirë veprave antinjerëzore dhe njerëzve të pushtetit që nuk ngopen duke vjedhur e abuzuar në çdo anë, përfshirë edhe këtë abuzim me ilaçet për të sëmurët nga kanceri.
Në shtetet normale për rastet e këtilla kabinetet qeveritare japin dorëheqje të parevokueshme. Por, fatkeqësisht, një gjë e tillë nga kjo qeveri e pamoralshme, nuk mund të pritet…” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes Demokratike. /KlanMacedonia/
Nga Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit kanë reaguar ndaj skandalit në Klinikën e Onkologjisë duke e quajtur si skandal me përmasa tragjike ku në kësilloj raste në ndonjë shtet tjetër dorëhiqen edhe Qeveritë, përcjellë Klan M.
”Aksioni policor në Klinikën e Onkologjisë, sipas të gjithë treguesve, në sipërfaqe do të nxjerrë një skandal me përmasa tragjike. Tashmë është e qartë se kemi shëndetësi të kriminalizuar. Lëvizja Demokratike shpreson se ky skandal me përmasa çnjerëzore nuk do ta ketë epilogun e njëjtë me atë të Spitalit Modular në Tetovë, të cilin Drejtësia e mbylli me “dënime” qesharake për të mos thënë absurde. Abuzimet në këtë klinikë tregojnë për neglizhencën e organeve përkatëse, ndonëse qysh më herët ka pasur paralajmërime se në Onkologji njerëzorja ka vdekur, kurse këtë e dëshmojnë keqpërdorimi i terapive dhe tregtia me ilaçet.