Lëvizja BESA: Raporti i “Transparency International” nxorri në shesh pa aftësinë e pushtetit për të luftuar korrupsionin

Raporti i “Transperency International”, mbi indeksin e korrupsionit edhe njëherë ky raport ishte mjaft shqetësues për Maqedoninë e Veriut, duke u radhitur në vendin e 85 në botë për luftim të korrupsionit nga 180 vende sa janë gjithsejt.

Sipas raportit, Maqedonia e Veriut shumë ngadal po bën hapa në luftimin e korrupsionit në të gjitha sferat.

Edhe pse Qeveria e vendit dikur mburrej me këto shifra, tani as nuk e komenton fare, duke pranuar në heshtje dështimin e saj për depolitizimin e institucionëve, luftimin e korrupsionit, administrate më efikase si dhe gjyqësor të pavarur.

Lëvizja BESA ngrit shqetësimin e saj se mungon vullneti për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit dhe se ne si shtet akoma përballemi me ndërhyrje politike në gjyqësor si dhe vjedhje në çdo institucion shtetëror.

Edhe pse Qeveria çdoherë ka proklamuar se për të t’u anëtarësuar në BE duhet të luftohen fenomenet negative, sipas raportit tregohet se në këtë drejtim janë bërë shumë pak lëvizje dhe se anëtarsimi i vendit, përmbushja e gjitha reformave është detyra kryesore e një vendi që pretendon në të ardhmen të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share