Përmes një kumtese ka reaguar edhe Lëvizja BESA për arrestimin e Drin Ahmetit ku kërkon përgjegjësi.
“Ngjarja e sotme ku nipi i Ali Ahmeti, Drin përveç milionave me tenderë e forma të tjera, po merreshka edhe me kontrabandë të mjeteve piroteknike! Ky është skandal i pafalshëm. Kjo tregon se morali dhe etika tek këto pushtetarë paska ikur moti.
Kërkojmë që MPB dhe organet e drejtësisë ta bëjnë punën e tyre deri në fund. Përgjegjësia është e pashmangshme. Nëse nuk ka përgjegjësi atëherë do të thotë se edhe krerët e institucioneve përkatëse bashkëpunojnë me Drin dhe Ali Ahmetin në kontrabandë” – thonë nga Lëvizja BESA. /KlanMacedonia/