Lëvizja BESA: Policia e dështuar, qytetarët të pasigurt

“Sapo është bërë e ditur se qënka gjetur e pa jetë 14 vjeçarja Vanja Gjorçevska. Që tragjedia të jetë edhe më e madhe, është gjetur edhe trupi i pajetë i një 74 vjeçari. Kjo fatkeqësia kaloi në tragjedi dhe ky rast humb të gjithë besimin e qytetatëve tek Ministria e Punëve të Brendshme.

Kërkojmë dorëheqje urgjente, të paktën për arsye morale, si nga Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ashtu edhe nga zv/ministri Nazim Bushi. Derisa këto dy figura udhëheqin ministrinë e Brendshme, kriminelët bëhen sa më të afërt me krimin, ndërsa qytetarët të pasigurt.

Ndërsa familjarëve të Vanjas dhe të afërmve të saj i shprehim ngushëllime”, thonë nga Lëvizja BESA.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share